SPORT

Finale e parakohshme në Europa Ligë, ja çfarë thonë statistikat për supersfidën Arsenal-Milan

15:24 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milani dhe Arsenali janë dy klube të njohura në nivel evropian dhe botëror. Ato do të ndeshen me njëra tjetrën në raundin e 1/8-ave të Ligës së Evropës, por përballja do të ishte e denjë edhe për Ligën e Kampionëve.




Dy ekipet janë përballur për herë të fundit po në këtë kompeticion në sezonin 2011-2012, dhe të dyja takimet kanë qenë spektakolare, me plot gola dhe emocione.

Takimi i parë në Itali përfundoi me fitoren 4-0 të Milanit. Në Angli, Arsenali u kundërpërgjigj me fitoren 3-0, por që gjithsesi nuk mjaftoi dhe kuqezinjtë kaluan në raundin tjetër.

Gjithsej ato janë takuar 6 herë në kompeticionet evropiane. Milani ka fituar 2 prej këtyre takimeve, Arsenali 2 dhe dy herë janë ndarë në barazim.

1 Shkurt 1995     Arsenal – Milan      0-0       Superkupa e Evropës

8 Shkurt 1995     Milan – Arsenal      2-0        Superkupa e Evropës

20 Shkurt 2008   Arsenal – Milan     0-0        Liga e Kampionëve

4 Mars 2008        Milan – Arsenal     0-2        Liga e Kampionëve

15 Shkurt 2012   Milan – Arsenal     4-0        Liga e Kampionëve

6 Mars 2012        Arsenal –  Milan   3-0        Liga e Kampionëve /PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.