Kronikë

Foto/ 23-vjeçarja bëri check-in, por më pas… Çfarë fshihet pas aksidentit misterioz

14:00 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas aksidentit me dy të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, të tjera detaje kanë dalë në dritë.




Gazeta Shqiptare ka siguruar biletën e tragetit që 23-vjeçarja, Elena Abdillari kishte prerë për të udhëtuar drejt Italisë. Siç duket nga bileta vajza ka bërë check-in në orën 19:57. Trageti ka pasur nisjen në orën 22:00.

Bileta

 

Pas check-init, 23-vjeçarja është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se ajo ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

Vendi ku ndodhi aksidenti
Vendi ku ndodhi aksidenti

 

Fatjon Zhaborrja, 34-vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia. Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Avdillari.

Akti i blerjes së makinë nga Fatjon Zhaborrja

 

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.