SPORT

Futbollisti kroat rezulton pozitiv në testin e doping-ut, ja dënimi i ashpër i UEFA

17:01 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dënim shembullor ai i UEFA-s për kapitenin e Shakhtar Donetsk, Darijo Srna.
Qendra Kombëtare anti-doping e Ukrainës në bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë vendimin përfundimtar për të dënuar kroatin me 17 muaj qëndrim jashtë fushave të blerta.




Kështu, Srna do të mbetet jashtë fushave deri në muajin mars të vitit të ardhshëm pasi deri më sot kanë kaluar pesë muaj pa luajtur.
Mbrojtësi i djathtë i Shakhtar Donetsk, rezultoi pozitiv në testin e dopingut pas ndeshjes ndaj Napolit në shtator të vitit të kaluar.

Srna tani në moshën 35-vjeçare është pjesë e Shakhtar Donetsk që nga viti 2003 kur iu bashkua ukrainasve nga Hajduku i Splitit. 35-vjeçari ka qenë kapiten edhe për Kroacinë ku ka zhvilluar 134 ndeshje duke shënuar 22 gola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.