SPORT

Hidhet shorti i Ligës së Europës, Milan “peshkon” Arsenalin

13:42 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është hedhur në Nyon të Zvicrës, shorti për fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës, ku nuk mungojnë përballjet e forta dhe emocionuese.




Kështu, shorti ka qenë i pamëshirshëm për Milanin dhe Arsenali, të cilat do të përplasen mes tyre në gazën tjetër. Kjo pritet të jetë edhe super ndeshja e kësaj faze, për kupën “e vogël” të Europës.

Ndërkohë që për Lazion e Tares dhe Strakoshës, në letër përballja duket më e lehtë, pasi do të ketë ukrainasit e Dinamos së Kievit, kundërshtarin e Skënderbeut në fazën e grupeve.

Po ashtu, short të favorshëm ka parë edhe Dortmund dhe Atletiko e Madridit, që do të kenë përballë respektivisht Salzburg dhe Lokomotiv Moska.

Shorti i Ligës së Europës: 

Lacio-Dinamo Kiev

Lajpcig-Zenit

Atletiko Madrid- Lokomotiva e Moskës

CSKA-Lion

Marseja-Atletik Bilbao

Sporting Lisbonë- Viktoria Plzen

Borusia Dortmund- Salzburg

Milan-Arsenal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.