KULTURË

Imazhet e projektit të Teatrit Kombëtar që Kumbaro nuk e kishte

14:00 - 23.02.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati për teatrin, çfarë ndodhi në dy javët e shkurtit… Deklaratat dhe kundërdeklarata




Nisi si një debat për ligjin e ri për artin e kulturën por me ndërhyrjen e Robert Ndrenikës, u kthye kryesisht në një debat për teatrin, tanimë si godinë. Ndrenika në të parën mbledhje të artistëve kundër ministrisë, si asnjëherë më parë të bashkuar, foli ashpër kundër ministrisë, ministres dhe shtetit, sa i takon godinës së teatrit e nëpërkëmbjes së artistëve.

Krahas tij, aktorët e tjerë, më të rinj në moshë, ngritën zërin për transparencë dhe kërcënuan deri në bojkot të shfaqjeve në rast se nuk jepej siguri për teatrin e ri.

Donin të shihnin projektin dhe thanë se nuk dalin nga godina, para se të jenë të sigurt që në truallin ku është teatri sot të ndërtohet një i ri. Ata refuzuan kështu të shkonin te Turbina, një skenë e re kulturore, që për shumë syresh, nuk ofron asgjë, veçse një skenë alternative.

Pas Ndrenikës, zërin e ngriti edhe Bujar Asqeriu, ndërsa nuk ngurruan as Arben Derhemi, Genc Fuga, Neritan Liçaj, e shumë të tjerë.

Në vazhdën e debatit ministrja e Kulturës nxitoi të qetësonte artistët dhe opinionin publik se: “Nuk ka një projekt për teatrin kombëtar ende”.

Nuk ka as projekt, as fond të caktuar për ndërtimin. Çdo gjë po diskutohet dhe koordinohet me Kryetarin e Bashkisë Tiranë. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare.”

Por ndërkaq kreu i bashkisë së Tiranës, kishte deklaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 23 nëntor 2017, se  ka një projekt për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. “Kemi marrë një propozim, ndoshta një nga propozimet më të bukura që kam parë ndonjëherë, për Teatrin ri Kombëtar. Arkitekti i famshëm Bjarke Ingels, që sot cilësohet si arkitekti më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë, na ka bërë një propozim tejet interesant për teatrin kombëtar”, kishte thënë ai.

Ndërkaq, artistët u mblodhën në teatër, i shkuan ministres edhe në zyrë. Disa, kërkuan informacion, disa folën në emër të kolegëve, por kishte mes tyre edhe besimplotë në politikat e suksesshme të qeverisë.

Të gjithë flisnin për një projekt që nuk ishte, që pritej të bëhej në një të ardhme të pacaktuar. E ndërsa nga Ministria gjë nuk dinin, nga bashkia ‘hanin e pinin’- projekti ishte gati, madje gati edhe për t’u prezantuar.

Si për të përgënjeshtruar ministren e Kulturës që nuk kishte dijeni për një projekt që kryebashkiaku jo vetëm e kishte parë por edhe e kishte pëlqyer, Erion Veliaj, filloi të ftonte një e nga një artistë për t’ua treguar projektin.

Kësisoj, me 67 nëntor, në profilin e tij në facebook, Robert Ndrenika shkruan: “Sot paradite i zgjedhuri me vota të fshehta nga populli i Tiranës si kryebashkiak (z.Erion Veliaj) më gostiti në zyrën e tij me një makiato dhe gjysme gote ujë. Ndërkohë më tregoi një projekt teatri modern që nuk e mohoj se më pëlqeu shumë. I thashë se duhet konsultuar me komunitetin teatror e si konkluzion unë nxjerr (në këtë orë të darkës) se paskam patur shume të drejtë që nuk dua të kem të bëj me gazetarë!!! R. Ndrenika”.

Po atë ditë, kreu u sindikatës së artistëve, Kastriot Çipi, njoftonte se disa artistë kishin takuar kreun e bashkisë. “Disa kolegë kanë qenë sot te Lali Eri. Të gjithë atyre që kanë qenë u ka pëlqyer projekti. Askush nuk kishte gjetur kohën të na e thoshte, derisa i pyeta”.

Me 17 shkurt, është Ema Andrea që shkruan: “E kuptoj që doni të na ndan, por është e ulët! Unë në takim me Veliaj kam qenë vetëm, mu premtua që projekti do të bëhet trasparent e publik! Ajo që mu prezantua më pëlqeu! Po! Emrat e tjerë që përmendi mbajnë identitetin e tyre dhe s’kanë qenë në takim me mua!”

Sot, pritet që artistët të mblidhen për të diskutuar projektin që qenka, krejt papritur 1 javë më pas. Me gjasë, tanimë do ketë marrë dijeni për projektin edhe Ministria e Kulturës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mosha respektohet, edhe per Bert Ndreniken.
    Por, kini parasysh, s’ka aktor me te madh si mashtrues se Erion Veliaj!
    E vertete se Ndrenika nuk behet si Ardit Gjebrea qe mund te shfaqet duke mbjelle drure duke u shperblyer sikur mbjelle peme, jo!
    Ndrenika megjithate duhet te bej dicka tjeter qe pastaj te besohet sic deshen ta respektonin aktore dhe artiste te tjere te medhenj: Robert Ndrenika duhet te kerkoj ndjese per rolin e Prefektit!
    Po nuk beri kete, ka per te ikur nga kjo bote i pa rrefyer!
    Ndrenika e di pse ia kujtoj kete. Qysh kur ishte deputet i Republikanes dhe e mori vesh se toka nuk do kthehej, as nga gjoja te Djathtet, duhet te kishte folur…
    Nuk foli atehere, tani duhet te ngrihet mem kembe: ose do na iki nga kujtesa ashtu gjunjazi…
    S’po them si aktor, jo: si aktor ai eshte…mbase me i Madhi…
    Ah sa do donim te rritej edhe me…
    Por se paku te mos vogelohej…
    Te nderrosh mendje pasi je takuar me Lali Erin eshte te vesh ne dyshim gjithcka…mos o Zot, edhe Aktorin?!

    Përgjigju ↓