Rajoni

“Krim i neveritshëm”, zbulohet rasti më i madh i mashtrimit të të moshuarve në SHBA

09:03 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten atë që e cilësoi si rasti më i madh i mashtrimit në historinë e Shteteve të Bashkuara që përfshin amerikanët e moshuar, duke ngritur akuza ndaj më shumë se 200 personave. Për dhjetëra të tjerë janë ngritur padi civile.




Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions tha në një konferencë shtypi në Uashington se të pandehurit, përfshirë shumë shtetas të huaj, akuzohen se kanë mashtruar 1 milion amerikanë të moshuar duke u marrë më shumë se 1 miliardë dollarë.

Ky është një krim i neveritshëm”, tha Session. “Ata janë lloji i njerëzve ndaj të cilëve duhet të jemi të efektshëm, duke i vendosur nën shënjestër”, tha ai.

Sipas departamentit të Drejtësisë çdo vit, miliona amerikanëve të moshuar u vidhen ose u merren nëpërmjet mashtrimit rreth 3 miliardë dollarë.

Ky është një problem serioz dhe në rritje”, tha zëvendës drejtori i FBI-së David Bowdich. /VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.