Kryesore

“Krisja” me Metën për negociatat me Greqinë, Rama: Ndajmë dashuri

17:47 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbledhjes së qeverisë në Berat, kryeministri Rama foli për mediat ku njoftoi dhe programin e hartuar për punësim.




I pyetur nga gazetarët në lidhjet me qëndrimin e Presidentin Ilir Meta, për negociatat me Greqinë, Rama u shpreh shkurt se me Metën ndan të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet.

Ndërkohë, ironizoi dhe gazetarin duke u drejtuar se ka gjetur vendin e gabuar që të bëjë lajm për marrëdhëniet e tij me Metën.

 “Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet. Une e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i lëviz asnjë presje. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerr ndonjë lajm, se janë krisur marrëdhëniet e mia me presidentin, por ke gjetur vendim më të gabuar. Përgjigja ime nuk është as ironike dhe nuk dua aspak që ti iki pyetjes. Presidenti ka qenë ai që më ka njohur me kanionet dhe më ka intriguar për të bërë rafting”,-u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.