BOTA

Lufta në Siri, Merkel dhe Macron thirrje të fortë Rusisë: Kërkojmë armëpushim të menjëhershëm

22:05 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i kanë kërkuar presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, që të mbështesë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Siri për t’i dhënë fund fushatave më të rrezikshme të bombardimeve të luftës.




Sipas The Guardian, përmes letrës kërkohet mbështetja e një armëpushimi 30-ditor, që do të mundësojë shpërndarjen e ndihmave në Ghouta lindore. Këshilli i Sigurimit të OKB pritet të votojë për rezolutën të premten.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Sot, avionët e forcave qeveritare dhe të aleatëve të saj goditën enklavën e dendur të populluar në lindje të kryeqytetit, bastioni i fundit rebel pranë Damaskut.

Të paktën 436 persona janë vrarë dhe qindra të plagosur, ka thënë  grupi monitorues i Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri. Në mesin e të vdekurve janë të paktën 99 fëmijë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.