POLITIKË

Ndërtimi i HEC-eve, Rama: Nuk ka shans të hapim rrugë për këtë

17:31 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas protestë të disa punëtorëve dhe përfaqësues të kompanive që pretendojnë se në 2017 janë pajisur me licencat përkatëse nga çdo ministri, për HEC-et në Skrapar, ka folur kryeministri Rama.




Kryeministri u shpreh se qeveri ka marr masat e nevojshme për çdo shkelje ligjore që  është bërë në ndërtimin e HEC-eve.

Rama theksoi se në lidhje më këto shkelje janë bllokuar disa gurore, ndërsa shumë të tjera janë duke u verifikuar.

 “Ata mund të pretendojnë çdo gjë u duket e arsyeshëm. Ajo qe ne themi është ajo që kemi konstatuar në terren për aktivitetin për ato kompani, ku u vu re pa përputhshmëri. Nuk ka shans që ne t’i hapim më rrugë kësaj barbarie. Ministri i Mjedisit që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara në vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në gjithë Shqipërinë këtë përputhshmëri.

Kemi bllokuar disa gurore, e do vijojmë kontrollin tek të tjerat. Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë. Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas. Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant ët shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.