AKTUALITET

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit, Drejtori i Policisë Rrugore: Do trefishohen gjobat

22:32 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se do të ashpërsohen masat për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve.




Sipas tij, kjo kërkesë pritet të miratohet, pasi dhe nga shumë zyrtarë të tjerë nuk është pritur mirë, pasi duket një mas e rëndë.

Ta sqaroj edhe problemin e celularit. Ka një diskutim të madh që donim ta kalonim në 2014. Kaluam vetëm rripin e sigurimi, dhe sot nga 20% ka kaluar mbi 60% që e vendosin. Bëmë kërkesë që të ashpërsonim edhe për celularin. U pa si një masë shumë e rëndë. Kërkuam dyfishimin.

Ne me celular e humbasim vëmendjen. Për mua duhet të trefishohet. E kemi gati.

Ka ardhur koha që Kodi Rrugor të ndryshojë. Transporti është në lëvizje. Në Shqipëri janë mbi 600 mijë automjete”, tha ai në emisionin “Ekopolitikë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.