POLITIKË

Rama nga Berati: Kemi hartuar një program punësimi

17:20 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur  për mediat pas mbledhjes me qeverinë e që u mbajt në Berat për vendimet e marra.




Rama u shpreh se është hartuar një program punësimi nga një rreth personash të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare. Sipas kryeministrit, ky program do të vihet në zbatim në pranverë, ku dhe do të jetë në shërbim të nevojave të qytetareve.

“Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.

Dhe të gjitha ato investime që janë bërë nga qeveria janë në dispozicion të atyre që aplikojnë të marrin pjesë në ktë proces.

Qeveria autorizon Bashkitë, për të qenë sa më parë nevojave. Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim. Do ta lancojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe  me të gjithë ministritë,” tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.