AKTUALITET

“Shqiptarët për shqiptarët”, Ismail Keta pranë djalit që do të bëhet boksier. Ja çfarë ndodhi

20:42 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klevisi, është një djalë i ri që ëndërron të bëhet boksier, por pavarësisht stërvitjes intensive ai thotë se kushtet ekonomike ia pamundësojnë këtë gjë. Ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, për të marrë një dritë shprese. E padyshim kjo gjë nuk ka munduar.




Në ditën e ditëlindjes së tij, nëna e Klevisit, Vasilika thotë mes lotësh se nuk ka mundësi t’i blejë atij qoftë edhe një dhuratë të vogël.

Por kur ajo shprehte merakun e saj, nuk e dinte se “Shqiptarët për shqiptarët” kishin përgatitur diçka tjetër që do ta gëzonte Klevisin më shumë se çdo dhuratë.

Klevisi e kishte ëndërr të takonte një boksier dhe në shtëpinë e tij sot ka shkuar mik një boksier shumë i famshëm, i mençur dhe me zemër shumë të madhe.

Më një tortë ditëlindjeje në duar, ku ishin konfiguruar dorezat e boksit, në dhomën e varfër hyri Ismail Keta, ish-kampioni i Boksit, duke bërë që trishtimi të largohej një copë herë nga fytyra e djalit.
Ismail Keta i tregoi djalit për të kaluarën e tij të vështirë, që nuk e pengoi atë të realizojë ëndrrën. Fjalët e Ismailit e mbushën Klevisin me besim dhe kurajë.

“Të jesh i varfër nuk është turp. Nga përvoja ime të them se me punë e sakrifica arrihet cdo gjë. Unë vij nga një familje e varfër dhe kur boksi u bë ëndrra ime e madhe, as doreza boksi nuk kam patur. Ato i bëra me leshin dhisë që kishim. Kur shkova në Gjermani, kisha fizikun dhe guximin e Rokut, por së pari më duhej të paguaja lekët që kisha marrë borxh. Lava pjata e bëra lloj-lloj punësh, por kurrë s’iu ndava pasionit tim. Sedra ime, familja ishin prioritetet kryesore. Bëja gjithmonë 3 punë që të ndihmoja familjen. S’kishte kush më gatuante, haja konserva misri dhe shkoja në stërvitje… Pas 18 vitesh mua falë edhe Zotit arrita të marr vlerësimin për punën time”, i tregoi Ismaili djalit, duke i dhënë shpresë e kurajë se një ditë edhe ai mund të bëjë diçka të mirë për veten.

Ismail Keta i dhuroi Klevisit një palë doreza boksi, ku ishte firma e tij dhe fjalët, të cilat djali duhet t’i kujtojë çdo ditë: “Me punë e sakrificë arrihet çdo gjë”.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.