SPORT

Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, reagon Duka: Agresorët të vihen para drejtësisë!

10:47 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmit me thikë që iu bë trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjokës, ka reaguar menjëherë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.




“Me t’u njoftuar për ngjarjen i kam telefonuar Ernestit për të mësuar më shumë rreth shëndetit të tij dhe ngjarjes së rëndë. E kam siguruar atë për mbështetjen e plotë që do të ketë nga unë personalisht, por edhe nga FSHF si dhe për interesimin tonë të drejtpërdrejtë pranë policisë dhe prokurorisë për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje”, ka shkruar ndër të tjera, Duka.

Reagimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktin kriminal të agresionit ndaj trajnerit të ekipit të Vllaznisë, Ernest Gjoka dhe kërkon nga organet ligjzbatuese që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë si dhe të vënë përpara drejtësisë autorët e saj.

Me t’u njoftuar për ngjarjen i kam telefonuar Ernestit për të mësuar më shumë rreth shëndetit të tij dhe ngjarjes së rëndë. E kam siguruar atë për mbështetjen e plotë që do të ketë nga unë personalisht, por edhe nga FSHF si dhe për interesimin tonë të drejtpërdrejtë pranë policisë dhe prokurorisë për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje.

Asgjë nuk mund të justifikojë apo përligjë akte të tilla kriminale, ndaj çdo qytetari të thjeshtë dhe aq më pak ndaj një trajneri futbolli, një njeriu të sportit, teksa është në krye të detyrës së tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.