BOTA

Trump për Jeruzalemin, ja kur do hapet ambasada e re

17:58 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy zyrtarë të administratës së Presidentit Trump thonë se ambasada e re e SHBA në Jeruzalem do të hapet në maj të vitit 2018, në kuadër të 70 vjetorit të shpalljes së pavarësisë nga Izraeli.




Sekretari i Shtetit Rex Tillerson nënshkroi të enjten planin e sigurisë për ambasadën e re, ndërsa Kongresi është njoftuar të premten.

Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht planin dhe folën në kushte anonimiteti.

Një prerje shiriti për ambasadën e re është planifikuar në mes të majit. Izraeli shpalli pavarësinë më 14 maj 1948.

Hapja e ambasadës në maj shënon një përshpejtim domethënës. Zëvendëspresidenti Mike Pence kishte thënë më parë se ambasada do të hapej deri në fund të vitit 2019. Gjithashtu, Tillerson kishte thënë se mund të duheshin vite.

Fillimisht, ambasada do të përbëhet nga vetëm disa zyra brenda një objekti ekzistues të SHBA-së në Jerusalem


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.