Sociale

Vasili: Epidemia e fruthit vazhdon, Rama po mendon budallallëkun e radhës

10:09 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërish në lidhje me epideminë e gripit.




Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” ai shkruan se Ramës nuk i intereson shpërthimi i epidemisë e në vend të kësaj, ndërsa ka qepur gojën dhe po mendon për budallallëkun e radhës.

“Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po do bërtasin fort. Sa qesharake…..por edhe tragjike…”, – ka shkruar ndër të tjera Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

“Kryeministri ka qepur gojën dhe s’flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj lloj denglash qe qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.

Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron për menaxhimin e tij.

Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po do bërtasin fort. Sa qesharake…..por edhe tragjike…”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.