AKTUALITET

Aksidenti në Kavajë/ Përmbysen hetimet, Policia: Vjehrrin dhe nusen nuk i përplasi Ilda…

14:00 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet për aksidentin tragjik të mëngjesit të kësaj të shtune në Malin e Robit, ku humbën jetën dy persona, kanë marrë një kthesë të papritur.




Edhe pse fillimisht u raportua nga policia se automjeti që përplasi nënën 34 -vjeçare Edlira Pisku, dhe vjehrrin e saj 69 -vjeçar Xhemil Pisku, po drejtohej nga Ilda Parroji, është hedhur poshtë nga hetimet e mëtejshme.

Mësohet se përpara oficerëve të policisë, 30 vjeçarja ka mohuar të ketë qenë ajo në timon.  Por në vend të saj në drejtimin e mjetit mësohet të ketë qenë Halil Koka. Ky i fundit madje është edhe pa patentë, pasi i ishte hequr pak ditë më parë nga policia.

Sipas detajeve të reja që vijnë nga hetimet, Halil Koka ka qenë në timon, ndërsa Ilda Parroji pasagjere. Këtë fakt e pranuar edhe vetë Koka, edhe pse fillimisht burime nga policia thonë se ai i ka kërkuar 30 vjeçares të marrë përsipër fajin e aksidentit.

“Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.” thekson policia në hetimet e deritanishme

Automjeti tip “Toyota” doli nga rruga në afërsi të Malit të Robit, si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe lagështirës në rrugë duke përplasur për vdekje vjehrrin dhe nusen. Këta të fundit mësohet se po prisnin furgonin për të shkuar në Berat, për nga ku ishin nisur që në mëngjes.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë ndërruar jetë në vend Edlira dhe vjehrri i saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë djali 8-vjeçar i familjes. Por falë ndihmës së dhënë nga mjekët, i mituri mësohet se është jashtë rreziku për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.