Kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Qytetarë, keni punësuar një parazit dhe hajdut që hazdiset në luks

13:21 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur nga Tirana, deklaratave të Kryeministrit Edi Rama sot në Berat  për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të rreth 20 mijë familjeve.




Në një prononcim për mediat, Basha iu drejtua qytetarëve të Beratit duke thënë “keni votuar një hajdut”.

Sipas Bashës, kryeministri shqiptar është i zhytur në luks, e ndërsa për qytetarët ka marrë vendimin drastik për të mos iu dhënë as ndihmë ekonomike.

“S’ka gjetur kohë të shkojë në një familje që i është prerë ndihma ekonomike ti shohë në sy e të kuptojë që i është prerë pa asnjë motiv ndihma ekonomike. Detyra e kryeministrit s’është t’i përgojojë këto familje, të tallet e ti nëncmojë, ti japë urgjentisht ndihmën ekonomike për të cilën ju detyrohet sipas ligjit. S’është arsyeja që s’ka fonde,por shkojnë për luks qeveritar. Në Berat këto 48 orë shpura qeveritare me hotele, dreka e darka, me punonjesit e gardës, kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të paguar ndihmën enkonomike për të gjitha familjet e hequra në mënyrë abuzive në qarkun e Beratit. Lihen në mëshirën e fatit që Rama dhe banda e tij qeveritare të hazdisen në luks. U ka thene e mbani mend, më punësoni që t’ju punësoj, keni punësuar një parazit dhe një hajdut. Mos e lejoni t’ju kërcënojë me bukën e fëmijëve tuaj, merreni fatin tuaj në dorë. Ne s’do i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare.”, tha Basha

Kujtojmë se këtë të shtunë, Rama tha nga Berati se janë hequr nga lista vetëm ata abuzues që merrnin pa të drejtë ndihmë ekonomike, ndërsa theksoi se “qeveria nuk do të japë asnjë lekë për parazitët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.