Rajoni

Bashkohen partitë politike në Kosovë, arrihet marrëveshja për Demarkacionin

14:11 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partitë politike në Kosovë kanë arritur marrëveshjen për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.




Kjo është konfirmuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili shkruan në Facebook se është arritur konsensusi për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka theksuar Veseli.

Tashmë nuk mbetet veçse ligji për Demarkacionin të kalojë me 2/3 e votave në Kuvend, në seancën e së hënës, për t’i hapur “dritën jeshile” liberalizimit të vizave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.