POLITIKË

Berisha denoncon: U shkarkua për korrupsion, Rama e emëron në postin e rëndësishëm

11:18 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim këtë të shtunë, kundër qeverisë dhe më konkretisht për emërimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit, Afrim Bakaj.




Përmes një statusi në Facebook, referuar mesazhit të dërguar nga një qytetar, Berisha shkruan se Rama vendos në krye të këtij institucioni të rëndësishëm një njeri që është pushuar nga puna si i akuzuar për korrupsion.

“Ne narkoshtetin e Norieges korrupsioni eshte vlere! I shkarkuari per korrupsion emerohet nga Noriega drejtor i portit te Durresit! Lexoni qytetarin dixhital. sb

“Pershndetje.goditja e radhes e vangjush dakos.ky eshte investimi i tij me i fundit.drejtori i ri i durrsit.njeri i perzene nga puna e meparshme qe mbante ne drejtorine e pergjithme te AKU per shperdorim e korrupsion te paskrupullt tani u gradua drejtor i portit me te madh te shqiperise.njeri qe do jete shefi i portes me te madhe te shqiperise. ju lutem publikojeni.do ju informojme prap po publikuat.flm dhe kam besim te serioziteti juaj.ju lutem anonim per ceshtje pune me kuptoni” shkruan Berisha

Kujtojmë, se një ditë më parë Afrim Bakaj, u emërua në postin e drejtorit të portit më të madh në vend duke zëvendësuar kështu Artjan Qiricin, i cili kishte vetëm katër muaj në këtë post.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.