AKTUALITET

Detaje/ Edlira doli nga shtëpia pas telefonatës nga Berati. Burri i saj merr lajmin e rëndë në emigrim

12:00 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen të tjera detaje të rënda nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë të shtunë, ku humbën jetën dy persona si dhe u plagos rëndë një fëmijë i mitur.




Sipas asaj që raporton BalkanWeb, 34-vjeçarja Edlira Pisku, bashkë vjehrrin e saj Xhemil Pisku u përplasën nga një automjet teksa prisnin autobusin në stacion.

Mësohet se ata ishin në pritje të furgonit për në Berat, dhe madje ka qenë një telefonantë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Mësohet se gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, dhe se për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

Ndërkohë bashkëshorti i 34 vjeçares ndodhet ë emigrim, ndaj dhe për ta shoqëruar deri në Berat me djalin e saj 8-vjeçar, kishte shkuar vjehrri i saj Xhemil Prisku.

Në këtë moment, rreth orës 7:30 të mëngjesit ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë,

Familjarët në Golem thonë se bashkëshorti i Edlirës dhe tre vëllezërit e tij punonin në ndërtim në Greqi, e pikërisht atje i ka shkuar sot lajmi i kobshëm të shoqit. Dëshmitarët thonë se 10 ditë më parë ai kishte qënë në Shqipëri e kishte qëndruar për dy ditë, por tashmë do të duhet të kthehet për mort pasi në mënyrë tragjike, bashkëshortja dhe babai i tij nuk jetojnë më.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.