SPORT

Dhunoi seksualisht shqiptaren, zbulohen detaje të rënda nga dënimi me burg i Robinhos

11:48 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen të tjera detaje nga dënimi i ish-futbollistit brazilian të Milanit Robinho, i dënuar me me 9 vite burg për dhunë seksuale ndaj një prostitute shqiptare.




Është prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” e cila këtë të shtunë ka publikuar një pjesë të motiveve të Gjykatës së Milanos për të dënuar yllin brazilian.

Sipas asaj që shkruan gazeta italiane, Robinho bashkë me një mikun e tij, jo vetëm kanë ushtruar dhunë, por kanë përdorur edhe fjalët më fyese e poshtëruese për të renë.

“Një theks veçanërisht negativ duhet t’i kushtohet toneve dhe shprehjeve të përdorura në komentimin e ngjarjeve, në përshkrimin e vajzës me epitete nga më poshtërueset dhe shpesh me terma banale e përçmimi, shenja të paarsyeshme të të paskrupullit dhe kësisoj të vetëdijes për një mosndëshkim në të ardhmen. Kjo vetëdije ka bërë që të pandehurit të qeshin papushim, duke evidentuar kështu një mospërfillje absolute mbi gjendjen e viktimës, e ekspozuar shpesh ndaj ngacmimeve, përveç akteve të dhunës seksuale, përmes abuzimeve veçanërisht invazive e me një nënshtrim fizik të viktimës”.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Robinho u dënua së bashku me një mikun e tij, pasi  abuzoi në një lokal të Milanos me një prostitutë shqiptare gjatë vitit 2013.

Ngjarja ndodhi në dhomat e zhveshjes së “Sio Cafe”, një lokal në Milano në të cilin shqiptarja po festonte ditëlindjen e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.