AKTUALITET

Emrat/ Identifikohen vjehrri dhe nusja që humbën jetën tek Mali i Robit, ishin nisur për Berat

09:59 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje mësohen mbi aksidentin tragjik të orëve të para të mëngjesit sot tek Mali i Robit, ku humbën jetën vjehrri dhe nusja, si dhe u plagos fëmija i mitur i familjes.




“Gazeta Shqiptare” mësohet se viktimat janë Edlira Fisku 34 vjeç dhe vjehrri i saj Xhemil Fisku 69 vjeç.

Ata mësohet se ishin me origjinë nga Berati, por se prej vitesh jetonin në Golem. Ata ishin nisur këtë të shtunë në Berat, dhe në momentin e aksidentit kanë qenë duke pritur në stacion bashkë me djalin 8 vjeç.

Por në këtë moment, automjeti tip Toyota me targa AA686OL dhe shofere 30-vjeçaren me iniciale I.P., ka dalë nga rruga dhe ka marrë para këmbësorët.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe lagështia në rrugë.

Për këtë arsye është shoqëruar në komisariat shoferja, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.