Nga sot e tutje, emri i aeroportit të Shkupit nuk do të jetë më “Aleksandri i Madh”. Por do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.
Kjo për shkak të negociatave për emrin e Maqedonisë që shteti fqinj po bën me Greqinë.
Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, ky vendim i ndryshimit të emrit vjen pas takimit të kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë.
Ndërkohë, veç aeroportit është ndryshuar edhe emri i autostradës Korridori 10, që tashmë do të quhet “Miqësia”.
Ndryshimi i emrave u konfirmua edhe nga vetë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili shtoi se vendimi konfirmon një hap të madh për ndërtimin e miqësisë dhe mirëbesimit me Greqinë.
Shfaq Komentet (0)