Show-Bizz

“Jeta është si Rihana, e bukur por e zezë”, këngëtarja shqiptare kërkon falje

13:41 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka mjaftuar një status në Instagram, dhe ndaj këngëtares së njohur Vesa Luma kanë shpërthyer kritika të shumta.




“Jeta është si Rihana, e bukur por e zezë”, shkruajti pak orë më parë këngëtarja në një status në Instastory.

Por kjo fjali, nuk është pritur aspak mirë, duke e cilësuar si etiketim racist të këngëtares.

Aq sa Vesa është detyruar të kërkojë falje publike.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale që unë e shpërndava në Instastory. Asnjëherë nuk kam qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do kujdesem më shumë në postimet e mia”, ka shkruar Vesa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.