BOTA

Kotzias “i tregon dhëmbët” Erdoganit: Greqia nuk është si Iraku

11:14 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdojnë tensionet në distancë mes Greqisë dhe Turqisë. Këtë radhë është Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i cili ka sulmuar Turqinë për incidentet e ditëve të fundit që ka shkaktuar me Greqinë.




Gjatë një interviste për një radio greke, Kotzias i kujtoi Turqisë se Greqia nuk është Iraku.

“Turqia duhet të marrë në konsideratë atë që kam thënë dy vjet më parë, që Greqia nuk është Iraku. Ne nuk kemi asnjë arsye që të shkaktojmë tensione në Egje dhe në Mesdheun Lindor“, u shpreh ministri.

Kotzias komentoi edhe deklaratat e Bashkimit Europian që reagoi ndaj Turqisë për incidentet e shkaktuara në Egje.

“Deklarata e BE-së është shumë serioze dhe rigoroze”, u shpreh Kotzias, duke theksuar se Turqia ka shumë interesa ekonomike të lidhura me Bashkimin Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.