AKTUALITET

Nën akuzë për tjetërsim pronash, habit kryebashkiaku i Rrogozhinës: Kur të mbarojnë hetimet…

12:25 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Prokuroria të çojë hetimet deri në fund” Është kjo thirrja që kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini, i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë, i ka bërë këtë të shtunë organit të Akuzës.




I pranishëm në protestën e shoqatës “Çamëria” përpara ambasadës greke, si pjesë e PDIU-së, Nuredini u shpreh i bindur se me përfundimin e hetimeve, ai do të dalë i pastër.

Madje, ndryshe edhe nga rastet e tjera të ngjashme në të kaluarën, kryebashkiaku hodhi poshtë idenë se hetimet mund të jenë sulm politik.

“Prokuroria të çojë deri në fund hetimin. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur hetimi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.