SPORT

Portieri “legjendar” për Strakoshën: Ai është një potier i kompletuar

18:12 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luka Markexhani është një nga portierët më të njohur të historisë së futbollit italian.




Gardiani ishte titullar i paprekshëm i portës së Lacio-s në vitet ’90, ndërsa në arenën ndërkombëtare do të kujtohet gjithmonë për paraqitjen në Botërorin 1994 kur zëvendësoi Paljukën në tre ndeshje.

I intevistuar nga mediat italiane, ai ka dhënë mendimin e tij për atë që po shkëlqen në portën e Lacios aktualisht, Thomas Strakoshën.Ai është një potier i kompletuar me një personalitet të fortë dhe u jep siguri shokëve të skuadrës. Nuk ka defekte të dukshme. Teknikisht është i fortë por duhet të përmirësohet te shtyrja përpara. Nëse topin e ka afër trupit e pret, ndërsa ka më shumë vështirësi kur e ka sferën larg”,- tregon Markexhani për mediat italiane.

Në këtë sezon, Thomas Strakosha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për formacionin e Simone Inzaghi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.