SPORT

Sergio Ramos në vend të parë për ndëshkimet me karton

16:52 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ndeshjen e prapambetur ndaj Leganes, Sergio Ramos pa kartonin e nëntë të sezonit, të marrë në La Liga. Ai ishte dëbuar (kishte munguar) tashmë ndaj Deportivo dhe Athletic, me vërejtje të dyfishtë. Me atë të marrë ndaj Leganes, kapiteni i Real Madridit e përfundoi ciklin dhe është i sanksionuar për sot.




Nuk do të luajë kundër Alaves, por përtej këtij detaji, debati i ndëshkimeve të shumta të tij është hapur në mediat spanjolle. Ramos kryeson “top 10” e La Liga-s (me 171 kartonë), ndërkohë që në sfidat e luajtura në Champions është ndëshkuar 36 herë, në ekipin kombëtar 20 herë.

Dhe, në total, ai e ka parë 274 herë kartonin në karrierën e tij. Sikurse shihet, Sergio Ramos e merr më lehtë kartonin në kampionatin spanjoll (1 karton në çdo 212 minuta lojë, ose në çdo 2.5 ndeshje) se në Ligën e Kampionëve (1 karton në çdo 268 minuta lojë, ose në çdo tri ndeshje).

Me ekipin kombëtar ai ndëshkohet me një karton në çdo 570 minuta lojë, ose në çdo 7.4 ndeshje. Kontrasti është i madh. Me kombëtaren nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq, në 149 ndeshje të luajtura, ndërsa në La Liga ka parë 19 herë kartonin e kuq në 421 ndeshje (1 karton i kuq në çdo 22 ndeshje).

Për të gjetur arsyet e kaq shumë ndryshimeve, mund të shikoni mënyrën e lojës së Real Madridit (kundërsulm i shpejtë) dhe të kombëtares spanjolle (më shumë në bllok). Por, Ramos ka një version tjetër. Ai tha se pas ndeshjes së javës së parë të këtij kampionati në Riazor, teksa u dëbua me karton nga Gonzalez Gonzalez: “Në Europë dhe në arbitrazhin e FIFA-s janë më tolerantë. Më pëlqen sistemi anglez më shumë, ku i lejon lojtarët të luajnë…”

Në La Liga është vendi ku janë dhënë më shumë kartonë, 5.2 të tillë në ndeshje, në në këtë sezon, krahasuar me mesataren 3.2 kartonë për ndeshje në Premier League, apo 3,6 kartonë për ndeshje në Bundesligë, 4 kartonë për ndeshje në Seria A dhe 4,3 kartonë për ndeshje në Ligue 1. Në një renditje virtuale historike të ligave kryesore në Europë, Ramos, gjithashtu, kryeson.

Ai e sheh kartonin në La Liga në çdo 2,3 ndeshje. Lojtari i fortë, Pinzi, e kishte këtë mesatare në kuotat 1 karton për 2,7 ndeshje; Effenberg në Bundesliga ndëshkohej me karton në çdo 3,3 ndeshje. Edhe francezi Rool, me nofkën e kasapit në Ligue 1, e merrte kartonin në çdo 2.3 ndeshje. Në Champions, nga ana tjetër, Ramos e sheh kartonin në çdo tri ndeshje. Vetëm Gattusso (2,7), Samuel (2,7) dhe Srna (2,6) shohin më shumë kartonë mesatarisht se ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.