Rreth e rrotull

“Shtëpia për pak na zuri brenda”, familja apel për ndihmë

15:00 - 24.02.18 Fatmir Popja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë pjesëtarë të familjes Meço në lagjen numër 3 në qytetin e Cerrikut jetojnë në një banesë prej qerpiçi të ndërtuar 70 vite më parë, e cila ngjan më keq sesa një kasolle e shkatërruar ku  jetojnë një çift bashkëshortësh me dy djem të sëmurë dhe e bija.




Streha e tyre është në kushte tejet të mjerueshme, ndërsa ata vuajnë për bukën e gojës por edhe për mjekime pasi tre pjesëtarë janë të sëmurë kronikë.

I zoti i shtëpisë Elmaz Meço ka bërë disa operacione, ndërsa dy nga  tre fëmijët  e tij janë me probleme shëndetësore dhe nuk mund të punojnë. E bija kur gjen punë në të zezë arrin të sigurojë bukë e ushqime për mbijetesë.

Të vetmet të ardhura që familja ka janë pensioni i invaliditet prej 9 mijë lekësh i kryefamiljarit  të sëmurë që as për ilaçet nuk është i mjaftueshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.