AKTUALITET

Tirana pa energji nga data 26 shkurt deri më 2 mars, ja zonat që do preken

08:24 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pjesë e mirë e Tiranës do të vuajë ndërprerjen e energjisë elektrike nga data 26 shkurt deri në datën 2 mars.




Njoftimi është dhënë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili thekson se ndërprerja e energjisë do të ndodhë për shkak të punimeve që po kryen në kuadër të planit të remonteve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në disa fidera të nënstacionit Traktora në Tiranë.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, kufizimet do të bëhen kryesisht rreth orës 9:00 deri në 13:00, në këto zona:

“Në datën 26 shkurt, ora 09:00-13:00, do të ketë mungesë energjie në këto zona: Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni Neës 24, Garda, Uzina Gjeologjike, Shkozë.

Datë 27 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Kodra e Priftit, Shkozë, Zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Datë 28 shkurt, , ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumit, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325.

Datë 1 mars, ora 09:00-13:00, pa energji do të jenë: Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona “Uzina Traktori”, Shkozë (pjesërisht).

Datë 2 mars, ora 09:00-13:00, pa energji: Zonat pranë Depos së Ujit, Sanatoriumi, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni Neës 24, Garda, Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand),

Kodra e Kokonozëve, Ish Parku Komunal, Pallate pranë Oxhakut të Shkolla e Bashkuar, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Shkozë (pjesërisht), Uzina Gjeologjike, Shkozë 2.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.