BLUETOOTH

Xheni Mhillaj: Ja kur do të më shihni nuse

14:00 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, edhe pse ka kaluar tashmë një vit nga “Big Brother 9”, banorët e saj, kryesisht çiftet, janë gjithnjë nën objektivin e medias rozë. Kësaj radhe po flasim për bukuroshen Xheni Mhillaj, e cila në reality show-n e njohur krijoi një çift shumë simpatik me Bernardin, por që një lidhje e tillë, me përfundimin e show-t dhe daljen nga shtëpia, nuk zgjati shumë.




Të gjithë shpresuan në një rikthim të çiftit dhe ishin nën kontroll të postimeve të secilit për të kapur ndonjë sinjal rikthimi. Por para disa ditësh Xheni postoi disa foto e veshur nuse në krah të aktorit të njohur të “Portokalli”, Olsi Bylyku.

Të gjitha këto mjaftuan për të ngritur aludime të ndryshme. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Xheni tregon të vërtetën që fshihet pas postimeve në Instagram dhe të veshurit nuse. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Pamela Aliaj

Prej kohësh po ju shohim që keni hedhur postime në faqen tuaj në “Instagram” me shoqërinë e BB9. Jeni kthyer përfundimisht në Shqipëri?
Po jam kthyer. Por nuk mund të them përfundimisht që do të qëndroj. Por do të rri këtu për momentin.


Me çfarë po merreni për momentin?
Akoma s’kam filluar që të merrem me diçka konkrete, sepse jam duke u marr me gjëra tjera, si për shembull duke u sistemuar me shtëpi.
Para disa ditësh publikuat në “Instagram” një foto ku ishit veshur nuse në krah të aktorit të “Portokalli”, Olsi Bylykut. Për çfarë bëhet fjalë?
Do e shihni shumë shpejt për çfarë bëhet fjalë. Mundem vetëm t’ju them që do të jetë një gjë e bukur. Por do ta lë surprizë për momentin.
Ju kanë propozuar ndonjë projekt në media? Do t’ju shohim diku së shpejti?
Për momentin përveç pjesën që kisha te “Al Pazari”, asgjë të re.

Në media qarkullojnë zërat për “Big Brother Vip”. A do të jeni ju pjesë e saj?
Jo, nuk do të jem pjesë e “Big Brother Vip”.
Bëri shumë zhurmë postimi i bërë në “Instastory” i juaji dhe i Bernardit që koincidonin. Të gjithë menduan se jeni kthyer bashkë. Si qëndron e vërteta?
Unë e Benardi kemi respekt për njeri-tjetrin, por nuk jemi kthyer bashkë.


Jeni në superformë dhe shfaqeni me shumë energji pozitive në mediat sociale. A është dikush në jetën e Xhenit, arsye e këtij ndryshimi pozitiv?
Pozitive kam qenë gjithmonë, por ndoshta pas ndarjes jam mbyll pak dhe për këtë jam dukur e mërzitur. Është një gjë shumë normale. Por tashmë do shoh vetëm gjëra të mira e do jem e buzëqeshur siç kam qenë më parë. Për momentin nuk është askush në jetën time e do jetë kështu për disa kohë.
Cili ka qenë propozimi më interesant që ju kanë bërë?
Për momentin nuk më kanë bërë ndonjë propozim.


Çfarë nuk do të toleronit në një lidhje?
Tek një lidhje nuk do të toleroja tradhtinë. Është një gjë që nuk fal aspak.
Në fotot e bëra në “Instagram” kishit një nur shumë të bukur nuseje. Kur e mendon martesën Xheni?
Për momentin këto foto do i mbaj si kujtim. Nuk e kam në plan të martohem. Kur të vijë personi i duhur edhe mund ta mendoj, por ka kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.