POLITIKË

Zguri: Partitë politike, mision të fshehin të ardhurat e shpenzimet

12:15 - 24.02.18 Darina Tanushi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri akuzoi dje partitë politike se “kanë mision fshehjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve të realizuara gjatë vitit kalendarik, por edhe në vitet zgjedhore”. Në fjalën e mbajtur në trajnimin për “Auditimin e raporteve të financimit të partive politike dhe të fushatës zgjedhore”, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, Zguri u shpreh se për këtë duhen kombinuar kuadri ligjor me domosdoshmërinë e ngritjes së strukturave të mbikëqyrjes, monitorimit dhe kontrollit profesional e rezultativ të financave.




Në prani edhe të përfaqësuesve të BE-së dhe KiE-së, Zguri tha: “E kam thënë edhe më parë dhe do të vazhdoj ta theksoj që korrupsioni në financim është rruga pa shpëtim, është shitblerje e votës, është abuzim me resurset shtetërore, është rrënim i paritetit në garë, është dhunim i vullnetit të lirë të zgjedhësve, është kapje e pushtetit politik nga krimi dhe antishteti. Korrupsioni në financim nuk është delikt kavalierësh, por është armiku më i egër i zgjedhjeve”.

Ndaj të gjithë ne duhet të japim kontributin tonë për të rritur transparencën e financimit të partive politike, si antidotin e korrupsionit zgjedhor.

Neni 9 i Kushtetutës së Shqipërisë parashikon që partitë politike duhet të organizohen në përputhje me parimet demokratike dhe që burimet financiare e shpenzimet e tyre të bëhen kurdoherë publike. Ndërkohë që me ligjin mbi të drejtën e informimit, transparenca publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard baze për çdo institucion publik, ku bëjnë pjesë edhe partitë politike, si organizata që kryejnë aktivitet kushtetues dhe kanë të përfshirë funksionarë publikë. Është shumë e vështirë të fshehësh korrupsionin dhe praktikat e gabuara në rast se publiku ka dijeni”, u shpreh kreu i KQZ-së.

“Megjithatë – shtoi ai – partitë politike në Shqipëri nuk i publikojnë vetë deklarimet financiare për publikun e gjerë, si dhe për anëtarët e tyre. I vetmi informacion është ai që mundëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe i publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Pra, partitë politike vijojnë të jenë të mbyllura për publikun dhe hermetike për transparencën dhe llogaridhënien publike.

Në vendin tonë partitë politike e kanë mision fshehjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve të realizuara prej tyre gjatë vitit kalendarik dhe gjatë vitit zgjedhor, por misioni i KQZ-së dhe i juaji si audit kontabël është bërja transparencë financave të tyre”, theksoi Zguri. Sipas kreut të KQZ-së, “legjislacioni mbi partitë specifikon parime e standarde që lidhen me rregullat demokratike të funksionimit, por nuk ka krijuar mekanizma institucionalë të monitorimit të zbatimit të ligjit, përveç Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili kontrollon vetëdeklarimet e partive politike nëpërmjet audituesve të licencuar”.

Ndryshimet e fundit ligjore kanë sjellë përmirësim të transparencës së financave të partive politike, por jo transparencë të plotë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.