AKTUALITET

Dalin fotot, ja kush janë nusja dhe vjehrri që u aksidentuan tek Mali i Robit

10:46 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto që po shihni në foto janë dy pjesëtarët e familjes Pisku në Golem të Kavajës, të cilët humbën jetën ditën e djeshme në aksident, pasi u përplasën nga një automjet tip “Toyota” me targë AA686OL.




Aksidenti tragjik në Malin e Robit i mori jetën 34-vjeçares Edlira Pisku dhe 69-vjeçarit Xhemil Pisku, nuse dhe vjehërr, ndërsa la të plagosur djalin 8-vjeçar të Edlirës, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti

Mbrëmjen e së premtes, Edlira Pisku është telefonuar nga nëna e saj, e cila e ka lajmëruar se gjyshja e kësaj të fundit ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia. Pas marrjes së lajmit, 34-vjeçarja ka vendosur të nisej për në Berat së bashku me vjehrrin dhe djalin 8 vjeç, pasi bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi.

Mëngjesin e djeshëm, teksa ata po prisnin në anë të rrugës të merrnin autobusin, u përplasën nga një automjet tip “Toyota” që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Fillimisht mjeti është përplasur me barrierën anë-sore të rrugës dhe më pas goditi tre këmbësorët e u përmbys në rrugë. Për pasojë, Xhemal Pisku dhe nusja e djalit të tij humbën jetën në vend, ndërsa djali 8 vjeç u plagos rëndë dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit, policia shoqëroi Ilda Parrojin, e cila ka deklaruar se ajo po ngiste makinën, por nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se autor i aksidentit ishte 40-vjeçari Halil Koka.

HETIMET

Burime për Gazeta Shqiptare dje pohuan se Halil Koka i ka kërkuar të dashurës së tij, Parrojit të marrë përsipër përgjegjësinë për aksidentin, ndaj edhe 30-vjeçarja fillimisht ka pohuar se ajo po drejtonte “Toyot”-ën që aksidentoi me vdekje dy persona. Por, dëshmitë e marra nga policia e Kavajës në vendngjarje ndryshuan rrjedhë. Dëshmitarët kanë deklaruar para bluve se ishte një mashkull, ai që drejtonte makinën.

Pas dyshimeve, policia i shoqëroi të dy të rinjtë në komisarit dhe i mori në pyetje për disa orë. Pas ekspertizës nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje në polici, 30-vjeçarja ka ndryshuar dëshminë, ndërsa Halil Koka ka marrë përgjegjësinë e aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.