Kronikë

“Edlira mbrojti me trupin e saj djalin”, Halil Koka udhëtonte me 130 km në orë

21:09 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djalin e vetë 8 vjeç”, kështu kanë deklaruar dëshmitarëve okular, në lidhje me aksidentin që iu mori jetën dy personave, pranë zonës së Malit të Robit në Kavajë.




Halil Koka drejtuesi i automjetit, që shkaktoi aksidentin, ishte duke udhëtuar me shpejtësi mbi 130 kilometra orë. Përgjatë autostradës Plepa-Kavajë, limiti maksimal i lejuar i shpejtësisë është 90 kilometra në orë.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.

Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.

Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka. Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.