Kronikë

Emri/ Fqinji plagos me automatik 51-vjeçarin në Shkodër

11:03 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm për motive të dobëta në Shkodër. Nga sa mësohet, Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur në shpatull.




Policia ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit  është marrë njoftim te Salla Operative se  në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, forcat policore të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSH-së Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

“Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, knkretisht: Vasel Vuçinaj, 49 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.