POLITIKË

“Faleminderit shumë! Por jam i uritur”, batutat në konferencën Rama-Juncker

20:14 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Faleminderit shumë! Por jam i uritur”. Me këto fjalë e mbylli konferencën me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.




Kjo shkaktoi të qeshura tek kryeministri si dhe tek të pranishmit e tjerë në sallën e konferencës, në Kryeministri.

Por kjo nuk ishte e vetmja batutë mes dy zyrtarëve. Edi Rama dhe Jean Claude Juncker shkëmbyen batuta edhe në lidhje me kohën në Tiranë.

Edi Rama: Keqardhje që megjithë përpjekjen që bëmë nuk arritëm dot t’ju presim me një kohë tipikisht shqiptare dhe mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel: Shi, gri, mërzi.

Jean Claude Juncker: Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit. Është një moment i vogël i një cikli shqiptar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.