SPORT

FIFA vendos në verë, ja kujt shteti i kalon Botërori 2022 nëse i hiqet Katarit

14:17 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia mund të jetë kandidatura surprizë që mund të organizojë Kupën e Botës 2022, nëse FIFA do t’ia heqë të drejtën e organizimit Katarit. Hijet e skandalit të procesit të kandidimit për Botërorin e 2018-ës (në Rusi) dhe 2022 (në Katar), temperaturat ekstreme në të cilat do të luhet kompeticioni pas katër vitesh, por edhe presioni për trajtimin e punëtorëve si skllevër në procesin e ndërtimit të stadiumeve, ka sjellë thirrje të vazhdueshme për zhvendosjen e vendit të organizimit të turneut.




Sipas portalit të revistës gjermane “Focus”, e cila citon ministrin e Sporteve të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheik, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po konsiderohen si vendet alternative nëse do të ketë një vendim drastik. Ish-kreu i Komitetit të Etikës në FIFA, Majkëll Garsia, e nxiu raportin e tij për procesin e kandidaturës së Katarit.

Në raport thuhet se FIFA do të marrë një vendim në fund të kësaj vere, por FIFA e ka përsëritur për të disatën herë se vendimi i organizimit të Botërorit në Katar është i panegociueshëm, raporton PanoramaSport.

“Fatkeqësisht, ka një të shkuar të zezë. Ne duhet të mësojmë nga gabimet dhe të organizojmë një Botëror model në Rusi dhe pas 4 vitesh, të organizojmë Botërorin më të mirë që është parë ndonjëherë në Katar”, është shprehur presidenti Xhani Infantino.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.