AKTUALITET

Foto/ Qëlloi me automatik 51-vjeçarin, autori kreu i PS-së së zonës

12:49 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku pas një sherri fqinji plagosi me automatik 51-vjeçarin, të tjera detaje janë zbuluar.




Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se Vasel Vuçinaj, autori i plagosjes së shtetasit me inicialet M.Ç është kreu i Partisë Socialiste në këtë zonë.

Ai ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së 51- vjeçarit, banues në Vukël, duke e lënë të plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

“Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht: Vasel Vuçinaj, 49 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja. Po vijojnë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.