Kronikë

Goditën për vdekje shqiptarin, policia arreston 3 persona

14:28 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Londër ka çuar para drejtësisë tre persona, të akuzuar se dhunuan për vdekje shqiptarin Jozef Boçi, në Greenwich më 17 shkurt.




Boçi, 30 vjeç, mori plagë shume të renda në kokë, pasi u godit në mënyrë të përsëritur me objekte të forta nga të paktën tre burra.

Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe humbi jetën dy ditë më parë.

Policia ka bërë përgjegjës për ngjarjen shtetasin Oluwatimilehin Oniyitan, 20 vjeç dhe si bashkëpunëtorë të tij, shtetasit Ibrahim James, 21 vjeç dhe Dominic Brown, 29 vjeç.

30-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, ku nuk mundi të rezistonte plagëve të marrë dhe ndërroi jetë më 23 shkurt.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.