Rajoni

Influenca në Ballkan, “përleshje” mes Bashkimit Europian dhe Rusisë

13:26 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për vite me radhë, Rusia ka punuar për të fituar ndikim në Evropën juglindore, duke përdorur Serbinë si një pikëmbështetje për të krijuar një xhep miqësor në një rajon armiqësor.




Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, po fillon një turne në shtatë vende të Ballkanit  prej ditës së sotme, për të promovuar strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt lindjes.

Rusia kryesisht dëshiron të dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën dhe Serbinë  nga bashkimi me NATO-n. Por, gjithashtu Moska po përpiqet t’i pengojë ata të hyjnë në Bashkimin Europian.

Bashkimi Europian e sheh perspektivën e anëtarësimit si nxitje për reforma në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, i cili u përça nga lufta në vitet 1990-të.

Strategjia e saj e zgjerimit e vë Serbinë dhe Malin e Zi në pozitë për t’u bashkuar, nëse blloku do të hapë dyert e saj për më shumë anëtarë, tentativë deri më 2025-ën.

Serbia është një objektiv i madh i aktiviteteve anti-perëndimore të Moskës në Evropë, sepse dy vendet e krishtera sllave dhe kryesisht ortodokse lindore kanë lidhje të thella kulturore dhe historike.

Kremlini është kaq i shqetësuar për humbjen e aleatit të tij, saqë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, e argumentoi vazhdimisht, ndërsa në Serbi javën e kaluar është aluduar se anëtarësimi në Bahskimin Europian nuk është gjithçka që pritet të jetë.

Lavrov gjithashtu dha një paralajmërim: “thirrjet e përsëritura të Bashkimit Europian për Serbinë për të lidhur politikat e saj të jashtme me bllokun si një pararendës për anëtarësim dhe për të imponuar sanksione ndaj Rusisë, tha ai, janë të njëjta “gabime” që Perëndimi bëri duke ushtruar presion mbi Ukrainën e shkatërruar nga lufta për të zgjedhur midis saj dhe Rusisë” .

Bosko Jakshiq, një analist politik serb, mendon se “rusët po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar pasi po humbasin aleatët një e nga një në Ballkan”.

“Nuk është e qartë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë për të ruajtur interesat e tyre këtu, por duke gjykuar nga ajo që bënë në Ukrainë, ata janë të gatshëm të shkojnë larg”, tha Jaksic, duke iu referuar aneksimit të Krimesë të Rusisë dhe mbështetjes për pro-ruse rebelë në Ukrainën lindore.

Teksa në Perëndim ka pasur frikë në rritje se Rusia po përdor Serbinë për të nxitur tensionet në Ballkan duke armatosur aleatin e saj me avionë dhe tanke, ndërsa po punon për të destabilizuar Bosnjën fqinje, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Politikat e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian u rritën nga dështimi i Evropës për t’iu përgjigjur luftërave në Ballkan që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Blloku mbetet i kujdesshëm që disa prej ndarjeve etnike që shkaktuan konfliktet e viteve 1990 vazhdojnë.

Tre vende janë bërë anëtare të Bashkimit Europian: Bullgaria dhe Rumania në vitin 2007 dhe Kroacia në vitin 2013. Pjesa tjetër janë kandidate potencialë për anëtarësim.

“Investimi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor do të thotë investim në sigurinë dhe të ardhmen e bashkimit tonë”, tha Juncker para udhëtimit.

Turneu i Juncker në Ballkan, i cili fillon të dielën në Maqedoni dhe mbaron me një samit të Bashkimit Europian në Bullgari më 1 mars, shihet si përpjekja e vonuar e unionit për të kundërshtuar influencën e Rusisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.