BOTA

Italia në prag të zgjedhjeve, simpatizantët përleshen me policinë

12:37 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia është përplasur me protestuesit në Itali, pasi një antagonizëm midis aktivistëve antifashistë dhe ekstremistë të djathtë, ka dominuar fushatën zgjedhore.




Në fundjavën e fundit për tubime politike përpara zgjedhjeve kombëtare të 4 marsit, protestuesit zhvilluan  një marshim nga kështjella deri tek katedralja e qytetit, duke mbajtur në duar slogane kundër ekstremistëve.

Lideri i Lega Nord, Mateo Salvini arriti të grumbullonte mijëra mbështetës në sheshin Duomo të Milanos në manifestimin e mbajtur në prag të zgjedhjeve.

Ai e ka larguar partinë, nga qëllimi i saj fillestar për të siguruar pavarësisë e veriut të pasur, drejt euroskepticizmit dhe politikës kundër emigrantëve.

Teksa në Romë, një marshim i udhëhequr nga Paolo Gentiloni, kryeministri i Italisë dhe ministra të tjerë në qeverinë e tij, shprehën keqardhje për  racizmin dhe ringjalljen e ideologjisë fashiste.

Në “Piazza del Popolo” rreth 100,000 njerëz u mblodhën në thirrjen e “kurrë më fashizëm”, me qëllim që të qëndronin kundër të djathtës ekstreme.

Italia shkon në zgjedhje të përgjithshme më 4 mars, teksa sondazhet sugjerojnë përparësinë e koalicionit të qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit, ndërsa lëvizja e 5 yjeve është partia më popullore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.