Rajoni

“Kosova po luan me zjarrin”

19:25 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen, në të cilën Prishtina synon ta propozojë lidhur me asociacionin në Kosovë.




“Prishtina harron se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Taçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe unë. Ai në mënyrë të qartë përcakton se çfarë duhet të bëhet dhe cilat janë kompetenca për të, dhe Prishtina duhet të tregojë qartë nëse do ose jo. Korrigjimet nuk do të merren parasysh. Nëse kjo bëhet, të gjitha marrëveshjet e Brukselit bien”, tha Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Prishtina “luan me zjarr”, pasi nuk e kupton faktin se serbët në këtë kohë janë një faktor stabilizues në Kosovë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se Prishtina nuk dëshiron dialog për zgjidhjen e përhershme pasi kanë shpallur shtetin e tyre dhe se Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.