Show-Bizz

Kylie merr një tjetër super dhuratë të shtrenjtë…

12:37 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër motrat Kardashian, Kylie Jenner, ka zbuluar në rrjetin social “Instagram” një makinë super luksoze dhe të shpejtë siç është “Ferrari”, e cila i ka ardhur si dhuratë pas lindjes së vajzës së saj Stormi. Kylie Jenner nuk tregon se kush ia ka bërë këtë dhuratë të kushtueshme, e cila sipas mediave të huaja kushton rreth 1.4 milion paund, por thjesht thotë që është një dhuratë.




Mos ndoshta ia ka bërë dhuratë babi i vajzës, Travis Scott? Kjo nuk zbuluar ende.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se 20-vjeçarja është shumë e dhënë pas makinave të shtrenjta, pasi edhe ish i dashuri i saj Tyga i bleu Ferrari për 18 vjetorin dhe një Benz për 19 vjetorin. Sakaq, Kylie dhe Travis janë parë për herë të parë bashkë që pas lindjes së Stormit. Ata janë fotografuar teksa po shkojnë të drekojnë me makinën më të re të Kyliet, por Stormin mesa duket e kanë lënë në shtëpi. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.