BOTA

Lojërat Olimpike, delegacioni i Koresë së Veriut pritet me protesta

11:25 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të ceremonisë të mbylljes së Lojërave Olimpike “Pyeongchang 2018”, një delegacion koreano-verior është pritur me protesta.




Gjenerali Gen Kim Yong-chol që kryeson delegacionin akuzohet në të shkuarën për një sulm ndaj koreano-jugorëve.

Ai fajësohet për një sulm ndaj një luftanijeje koreano-jugore në vitin 2010-të, si pasojë e të cilit humbën jetën 46 marinarë.

Ndonëse, Koreja e Veriut mohon të ketë pasur gisht në këtë sulm, familjarët e viktimave dhe kryeministri i Koresë së Jugut u bashkuan për një protestë, duke u munduar të bllokojnë kalimin e gjeneralit në kufi.

Në Olimpiadë, të dy Koretë marshuan nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes, por gadishulli korean vazhdon të mbetet i ndarë që nga lufta e periudhës 1950-1953 dhe të dyja krahët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje me njëra-tjetrën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.