AKTUALITET

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Kukësi dhe Dibra problematike

10:54 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që ka mbërthyer së fundmi vendin dhe ka shkaktuar problemet e para në disa zona për shkak të reshjeve të dendura të borës.




Ministria ka bërë me dije se grupi i vlerësimit i Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të drejtorisë operacionale janë në krye të detyrës.

“Nga raportimet dhe vlerësimet, me problematike situata paraqitet: Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”- thekson ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë mësohet se mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.