Kryesore

Negociatat me BE/ Presidenti i KE-së Juncker sot në Tiranë, takon Ramën

09:24 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker mbërrin sot pasdite në Tiranë për një vizitë zyrtare, në kuadër të një turneu në Ballkan. Sipas njoftimit për shtyp nga Kryeministria, Juncker do të mbërrijë në krye të një delegacioni, në orën 17:30 në Tiranë, ku do të pritet me një ceremoni ushtarake nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa në orën 19:15, Rama dhe Juncker do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku sigurisht pritet të shpallet edhe mendimi i presidentit të KE-së për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, për të cilin në fakt vendimin e marrin vendet anëtare.




Ditën e hënë, presidenti i KE-së do të takojë edhe presidentin Ilir Meta. Kreu i Komisionit Evropian, Juncker; shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ata do të vizitojnë fillimisht Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari.

Ky turne që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndalesa e fundit është Sofja, ku kryeministri bullgar, Bojko Borisov, do të shtrojë një darkë zyrtare ku do të presë edhe gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri shqiptar, Edi Rama u takua me presidentin e Komisionit Europian, JeanClaude Juncker në dhjetor të vitit të shkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.