SPORT

Paul Pogba sërish drejt Juve-s

16:18 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paul Pogba është gati të lërë Manchester United nëse Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë në “Old Trafford”.




Marrëdhënia mes të dyve ka prekur pikën kritike këtë muaj, kur trajneri portugez e ka lënë jashtë formacionit.

Ndërkohë, menaxheri italian i mesfushorit, Mino Raiola, mësohet të ketë nisur bisedimet me Real Madrid për mundësinë e transferimit në verë, edhe pse në kontratë, Pogba ka një klauzolë që mund të blihet nga Juventus për 60 milionë euro.

Vetëm një muaj më parë, trajneri portugez zgjati kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2020, edhe pse ai është nën presion për shkak të rezultateve që ende nuk bindin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.