BOTA

Vajza shkon e zhveshur në takim, surprizon reagimi i djalit

18:34 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të zgjedhësh se çfarë duhet të veshësh në takimin e parë, mund të jetë një sfidë e vështirë.




Disa vajza kalojnë shumë kohë duke u rrotulluar nëpër gardërobë dhe duke marrë mendime nga shoqet se cila do të ishte veshja e duhur për të bërë një figurë të mirë.

Por,  një vajzë zgjodhi të mos shqetësohej për të gjetur një veshjen e përsosur , pasi ajo vendosi të shkonte në takim, krejtësisht të zhveshur. Po, vërtet.

Joy shumë e guximshëm, ra dakord për të takuar një djalë për herë të parë, duke veshur vetëm bojë trupi të projektuar për t’u dukur si rroba.

Pëlhura e pabesueshme është vepra e artistes amerikane Jen Seidel, e cili njihet si “Jen, The body painter”.

Ajo e pikturoi me një palë xhinse blu dhe një kanatjere me lule, gati për takimin në një qendër tregtare.

Para se të nisej, Joy tha: “Nuk është takimi im i parë përmes platformës së takimeve Tinder, por takimi i parë me këtë “veshje”.

Ajo shtoi se “Djaloshi që kam zgjedhur është një komedian dhe është me të vërtetë qesharake kjo veshje , prandaj shpresoj ta takoj dhe të shoh reagimin e tij.

Por, në fakt djali nuk e vuri re fare veshjen e pikturuar, madje i bëri komplimente normalisht.

Disa vajza shkuan dhe bënë foto me Joy, për të treguar se kishte diçka që nuk shkonte.

Por, ajo e mbajti shumë mirë lojën. Derisa dolën nga qendra tregtare dhe shiu që kishte filluar e detyroi atë të tregonte të vërtetën, se në fakt nuk kishte rroba veshur por bojë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.