Kronikë

Vrasja e biznesmenit, hetimet marrin një tjetër rrjedhë

18:08 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet për vrasjen e biznesmenit 64-vjeçar, Afrim Begalla janë shtrirë në një tjetër pistë. 11 ditë pas vrasjes, hetuesit thonë se dy raste të reja kanë dalë në dritë, të cilat flasin për mashtrime të kryera nga biznesmeni i ekzekutuar me pistolete me silenciator pranë shtëpisë së tij, në zonën e ish –Bllokut.




Prej vitit 2013 e në vazhdim Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes.
Ai kishte premtuar partneritet në biznes për pronaret e tokave, por me pas dyshohet se i ka tjetërsuar ato, ose i ka shitur pa pëlqimin e të zotëve.

Edhe paratë e fituara nga shitja, sipas hetuesve, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave.

Në këto kushte ata janë konfliktuar me tregtarin, duke kërkuar së paku një pjesë të tyre. Mirëpo edhe pas kësaj situate, borxhi nuk është shlyer dhe kjo ka sjelle konflikte të ashpra me disa prej pronareve. Ata janë pyetur nga policia dhe kanë konfirmuar këtë version, por kanë mohuar çdo lidhje me vrasjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.