Fol me Psikologen

Burri më fali tradhëtinë, por unë ndjej se…

11:35 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Im shoq më ka falur tradhëtinë. Përpiqem shumë të mos i bie në sy, po mes nesh ka diçka që është. Jam përpjekur dhe unë t’i kthej gjërat si më parë, kemi lindur dhe një fëmijë tjetër. Intuita ime si femër ndjen që edhe pse ai është i përkushtuar, nuk do ma falë kurrë me zemër.




-Si fillim të falenderoj që më ke shkruar! Shqetësimi jot është serioz dhe me të drejtë pasi ndodhin situata të tilla  ka edhe dilema. Njeriu mund të arratiset nga kushdo dhe gjithçka, por ama nga vetja e ka pak të vështirë. Tradhëtia edhe pse gjykohet kryesisht për thyerjen e moralit dhe betimit në martesë në fakt tregon shumë mbi gjëndjen e vetë personit. Që një raport në çift është thyer nuk ka nevojë të kthejmë sytë vetëm tek tradhëtia, përgjithësisht ajo është hapi i fundit i diçkaje që ka kohë që përjetohet ndryshe. Si fillim analizo veten dhe bëji asaj ca pyetje të thjeshta për ta kuptuar edhe me mirë. Çfarë ndjen ti për bashkëshortin? Si është raporti juaj krahasuar me si ishte më parë? Çfarë të shtyu tek tradhëtia? Nëse ishte një gabim dhe ai ka vendosur të të falë po ti a e ke falur veten?  Për të kaluar këtë moment të vështirë keni sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe kjo nuk më duket se ka qenë zgjedhja e duhur. Fëmijët nuk mund të shpëtojnë dot martesën dhe aq më pak dashurinë mes jush, këtë mund ta bëni vetëm ju të dy. Ajo që shoh në fakt është që brenda teje ekzistojnë ende ndjenja faji dhe pasigurie. Falja është proces dhe gjithkujt për të falur i duhet kohë, ti thua se bashkëshorti është i përkushtuar, por nuk do të falë kurrë me zemër. Nga buron ky mendim i yti?  A ka ndonjë sjellje që ty të çon tek ky përfundim? Pavarësisht gjithë situatës aktuale nëse ndjen se vazhdon ta duash burrin tënd dhe ai është zgjedhja jote, përpiqu ta kalosh situatën dhe të falësh veten derisa të kuptosh se jeta jote i është kthyer normalitetit. Nëse nuk ja del dot vetëm kërko ndihmën e bashkëshortit dhe fol me të.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.